Mobi Casa

Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Jasir Asanit: Kam pritur tetë vite për të luajtur me Kombëtaren, të gjithë pagën ia dërgoj babait tim për sakrificën që ka bërë për familjen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Jasir Asani padyshim që është emri i momentit te Kombëtarja e Shqipërisë, ku ka bërë gjithë shqiptarët për vete me gola spektakolar.

Sulmuesi shqiptar nga Shkupi po shkëlqen me fanellën kuqezi, teksa besimi që i ka dhënë trajneri Sylvinho po e shpërblen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Asani ka qenë i pranishëm në emisionin ‘Më lërë të flas’ te vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj ku ka folur për shumë gjëra rreth karrierës së tij.

28-vjeçari ka thënë se ka pritur shtatë apo tetë vite për ta veshur fanellën kuqezi.

“Kur kam qenë unë 17-vjec isha në Antalia në përgatitje me klubin edhe më bëjnë federata shqiptare një telefonatë dhe që nga ai moment nuk e kam menduar dy herë kam thënë po”.

“Pastaj menjëherë kam marrë të familjes i kam thënë “Bab po të realizohet ëndrra”.

RCCOLA

“Unë kam pritur shtatë apo tetë vite, kisha mundësi të luaja me Kombëtaren e Maqedonisë por jo i thash ne jemi shqiptar dhe vetëm një Kombëtare njohim”, tha Asani.

Tutje shkupjani ka thënë se ka qenë shumë e vështirë që të arrijë nivelin ku është sot dhe kjo është krejt falë familjes së tij e cila e ka mbështetur, teksa thotë se të gjitha paratë që merr nga futbolli ia dërgon babait të tij.

“Me thënë të drejtën nuk ka qenë shumë e lehtë sepse vetëm babai punonte dhe rrogat në Maqedoni nuk ishin madhështore që mund të plotësonin dëshirat të gjithë familjes. Ka qenë e vështirë se ndonjëherë nuk kisha as taka(këpucë futbolli) të vishja”.

“Por dëshira e madhe dhe pasioni më bëri që të shoh vetëm përpara dhe të vazhdoj. Por edhe babai im ka bërë gjithçka edhe pse me një rrogë se ne jemi tre fëmijë kam një motër e një vëlla”.

“Edhe po ta them këtu që edhe pagesën që marr atje ku luaj që nuk është ndonjë shumë e madhe por të gjitha ja dërgoj babait tim.Sepse ai ka bërë çdo gjë për mua”, tha ndër të tjera Jasir Asani. /Telegrafi/