Hidromorava

Rrëfimi i Haxhi Krasniqit: Familja më thoshte ta lë boksin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kampioni i botës në boks në peshat gjysmë të rënda, Robin Haxhi Krasniqi ka qenë i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

Krasniqi thotë se pavarësisht se viti 2020 ishte sfidues për të gjithë për shkak të pandemisë, për të ka qenë viti më i mirë i jetës.

“Edhe nëse boksoj me vite të tëra, momenti i shpalljes kampion besoj se do të jetë më i paharrueshmi për mua”, rrëfen boksieri.

Krasniqi thotë se është përgatitur prej më shumë se dhjetë muajsh për ditën e garës kur u shpall kampion bote.

Kampioni i botës në boks në peshat gjysmë të rënda thotë se rrugëtimi i tij në sportin e boksit ka qenë shumë i lodhshëm dhe mjaft i gjatë.

Uji Dea

“Kam pasur një dashuri të madhe për boksin dhe kam besuar se mund t’ia dal. Kam dëgjuar nga familja zëra se ndoshta duhet ta lë këtë sport, për shkak të vështirësive që kam pasur”.

Si në çdo sferë të jetës, junikasi thotë se edhe në sportin e boksit ka “tradhti” shumë të mëdha dhe sipas tij, boksi është një biznes i madh.

Robini iu është shumë mirënjohës bashkëkombësve që i kanë dhënë mbështetje shumë të madhe në karrierën e tij.

Krasniqi thotë se jeta jashtë boksit është mjaft dinamike sidomos në aspektin e marketingut. /Telegrafi/