Eko Higjiena

Rrëfimi i Drenushe Çabiqit

/ 2 minuta lexim
HW

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Kujtojmë datën e 7 Prillit , të vitit Nëntëdhjetë e nëntë –
Kriminelët e serbofilit , kishin bërë një krim të rëndë !
Një grup forca serbë ushtarë , kriminel , çetnikë , armiq –
Kishin mbërri n’ fshatin shqiptar , që e kish emrin Çabiq !
Kishin hy brenda n’ shtëpi , në një familje shqiptare –
Tmerrin n’ bark ia kishin shti , kësaj Drenushës – 6 vjeçare !
Kishin bërë krime e trishtime , pa mëshirë n’ këtë vajzë të re –
Hiq pa frikë , as pa mallkime , njërën dorë ia kishin pre !

Kujtojmë ditën e 7 Prillit , të vitit Nëntëdhjetë e nëntë –
Ishte ditë e zezë , e kobshme , ditë trishtimi shumë e rëndë !
Drenusha , pos dhimbjeve për humbjen e nënës dhe vëllait –
Rëndë ballafaqohej me dhimbjet fizike të krahit !
Nga plagët e minahedhësit që iu kishin shkaktuar –
N’ moshën gjashtë vjeçare krahu iu kishte amputuar !
Drenusha e Çabiqit , vdekjes që i ka shpëtuar –
Bashkë me burrin dhe fëmijët n’ Francë është duke jetuar !

FIDANISHTJA

Në Çabiq , fati i Drenushës , nuk mund të harrohet fare –
Ajo n’ periudhë të luftës kishte qenë veç gjashtë vjeçare !
Për shkak t’ disa minahedhësve që mendonte se janë lojëra –
Nga lëndimet e shkaktuara iu kish amputuar dora !
Për shkak të dhimbjes fizike , Drenusha qante pa pra –
Se gjatë luftës i vdiqën nëna dhe i vetmi vëlla !
Drenusha ka humbur dorën mu në moshën gjashtë vjeçare –
Ishte sinonim i dhimbjes së mbarë popullatës shqiptare !

N’ atë tragjedi të 7 Prillit , të vitit Nëntëdhjetë e nëntë –
Drenusha e humbi krahun , vëllain e vetëm me gjithë nënë !
Me minahedhës forcat serbe me çetnikë edhe ushtarë –
Edhe 10 persona tjerë civilë i kanë vrarë shqiptarë !
Kështu gjithmonë pësojnë shqiptarët , pa pasur kurrë hak , as hile –
Bëhen në fshatin Çabiq 12 viktima civile !
Sot Drenusha e martuar , në Francë me fëmijë jeton prore –
Me ata që janë kujdesur për gjendjen e saj shëndetësore !

Gjilan, më 05.06. 2020 v.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.