FITORJA

Rrëfimi i 13-vjeçarit: Prrenjasi i vuri shokut tim thikën në fyt

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Na u afrua dhe na tha që t’i hapnim derën, sepse i kishte duart pis…”. Kjo është një nga historitë e vitit 2008, në të cilën monstra i Laprakës, Ardian Prrenjasi është i përfshirë, pasi ka futur me forcë një të mitur në banesën e tij. Që prej asaj kohe kanë kaluar plot 5 vjet, por padyshim që ato momente kanë mbetur të paharruara për fëmijët që u përfshinë në atë histori.

Në vitin 2008, ai ishte vetëm 8 vjeç, por e mban mend momentin kur monstra futi me forcë në banesë shokun e tij të vogël. Tashmë ai është 13 vjeç dhe për etikë nuk do ia ruajmë emrin të plotë, duke përdorur vetëm shkronjën e parë të emrit, R..

13-vjeçari pohon se gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me shokët e tij, pranë grupit të tyre është afruar Ardian Prrenjasi dhe u ka kërkuar që ta ndihmojnë për të hapur derën e shtëpisë, pasi i ka pasur duart pis. R. sqaron se nga grupi është ngritur shoku i tij, M., 10 vjeç atë kohë.

“I hapi derën dhe pastaj e futi brenda. Ne i thirrëm, por ai nuk doli për 30 minuta”, thotë për “Gazeta Shqiptare”, 13- vjeçari.

Në atë periudhë, maniaku Ardian Prrenjasi i ka shpëtuar drejtësisë, duke marrë vetëm një dënim me gjobë, edhe pse akuzohej për mbajtjen peng të një fëmije. Në vendimin e firmosur nga gjykata më 14 nëntor 2008, Prrenjasi është dënuar me 90 mijë lekë gjobë dhe, për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht do të paguante vetëm 60 mijë lekë gjobë, pasi mbajti peng një të mitur. Gjykata, pasi ka shqyrtuar çështjen, shprehet se ky dënim është i mjaftueshëm për rehabilitimin e 45-vjeçarit dhe nuk është i nevojshëm izolimi i tij nga shoqëria.

E mban mend ditën kur Ardian Prrenjasi është Aurora Koromani afruar pranë grupit tuaj?

Mobi Casa

Po, e mbaj mend. Ka qenë mëngjes, ora ka qenë afërsisht 11. Ne ishim 10 djem apo më shumë duke luajtur dhe na afrohet Ardian Prrenjasi. Na tha: “Kush më ndihmon të më hapë pak derën e shtëpisë se i kam duart pis?” Nga grupi ynë u çua M., sepse ai ishte më i shkathëti. Ne të tjerët e ndoqëm me sy se ku e çoi. Pasi i hapi derën, ai e futi brenda dhe ne po e prisnim. E thirrëm disa herë, nuk na u përgjigj. Pritëm 30 minuta dhe pastaj shkuam tek dera e shtëpisë ku ai e futi, dhe i thamë: Hajde se po vjen babi. Atëherë doli ai burri dhe na tha që po del tani. Doli M., kishte qarë.

E pyetët shokun se çfarë i kishte ndodhur gjatë kohës që kishte qenë aty brenda?

Po, e pyetëm. Na tha që ai burri i kishte vënë thikën në fyt dhe i kishte thënë që t’i jepte numrin e babait se do i kërkonte lekë. Na tha shoku ynë se ai vinte era alkool, kishte pirë. Vetëm pasi e thirrëm ne, ai e la të lirë.

Po kur e pe në televizor, e njohe që ishte ai, personi që ka marrë me forcë shokun tënd?

Po, po, e njoha. Unë nuk e kisha parë në lagje atë. Julianin e kisha parë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.