ARKATANA

Rrëfimi emocional i Sonit për babanë e saj të ndjerë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Soni Malaj ka qenë një nga të ftuarat e kësaj jave në ‘E Diell’ në Top Channel, ku e hapi programin me një perfomancë magjike me hitet më të bukura ndër vite.

Këngëtarja e njohur ka rrëfyer disa detaje nga koncerti i saj recital që pritet të mbahet me 1 Maj, por dhe për mungesën e babait në jetën e saj.

Ajo ka pohuar se ka kaluar 20 vite plot me sakrificë dhe pasion për artin dhe se nuk mendonte se do të vazhdonte me këto ritme.

ARKATANA

E pyetur nëse do t’i mungojë i ati ditën e koncertit, Soni është përgjigjur e përlotur duke thënë: “Unë kam dashur shumë që ai të më shikonte në një recital, sepse gjithmonë më ka parë në festivale. E vuante shumë atë pjesën emocionale dhe pjesën e çmimeve, madje më është lutur të konkurroj me këngën ‘Ndarja’ në ‘Top Fest’, sepse më thoshte se emocionohej kur e këndoja”, ka kujtuar ajo.
Ky moment delikat nuk ka kaluar pa u ndjerë dhe nga të gjithë të pranishmit në studio, veçanërisht nga moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka nisur të lotojë.

Malaj i është përgjigjur dhe pyetjes se si e ka përballuar ajo ndarjen nga jeta të babait dhe divorcin duke shtuar: “Më beso që me ndarjen nga jeta të prindit nuk ka krahasim, të tjerat janë pjesë të jetës, zgjedhjet nuk shkojnë ashtu siç duhet, por gjëja më e tmerrshme në jetën e një njeriu është kur ndahet nga jeta një familjar. Nuk kalohet lehtë më besoni”.

Kujtojmë se këngëtarja po përgatitet intensivisht me grupin e saj të baletit për të shkëlqyer natën e 1 Majit në Amfiteatrin e Liqenit në koncertin recital të saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.