HW

Rrëfimi emocional i Sabri Fejzullahut për kthimin në Prishtinë: E gjeta shkret

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sot në emisionin “Frontal” në T7, ka qenë i ftuar këngëtari Sabri Fejzullahu, i cili sot është nderuar me çmimin “Çelësi i Kryeqytetit” nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Fejzullahu në 21 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, ka rrëfyer përjetimin e tij për kohën e luftës dhe kthimin në Kosovë.

Ai ka folur edhe për kohën kur ka qëndruar në Strugë bashkë me familjen.

“Në ditën e Bajramit e thirra vëllain, më tregoi që janë të bllokuar të gjithë. Të gjithë kosovarët interesoheshim ku i kemi familjarët. Kur vinte mbrëmja, thoshim o Zot a do të fluturojnë aeroplanët për të bombarduar, o Zot a do të kthehemi”, ka thënë Fejzullahu në Frontal.

Fejzullahu tha se gjatë kohës së luftës kur ishte larg Prishtinës, i mungonte qyteti por edhe njerëzit, për të cilët nuk dinte a ishin gjallë.

UBT

“Nga Prishtina më mungonin njerëzit, nuk dija për fatin e askujt. Nuk dinim askush për askënd ku jemi, thosha a do të jemi të lirë athu. Njerëzit tregonin se kanë shkatërruar gjithçka në Prishtinë”, ka thënë ai.

Fejzullahu tha se emocionet e kthimit në atdhe pas përfundimit të luftës janë të papërshkrueshme.

“Prishtina ishte shkret, katastrofë, si çdo qytet. Më e keqja ishte se nuk e dinim si po ndodh me qytetet tjera. Ditën e parë kur kam ardhur në Prishtinë, në hotel Grand kam shku me pi kafe, kanë qenë do djem të rinj me veshje të UÇK’së, ka pasur edhe të huaj e gazetarë. Frikësohesha me hy, nuk e dija a kam të drejtë. Më thanë o axha Sabri, hyr, Kosova është e lirë, nuk ka më vrasës”, ka thënë Fejzullahu në Frontal./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.