Rrëfimet trishtuese për vrasjet e Asllan Thaçit e Ramadan Kastratit
Gjilan – Një rrëfim tepër prekës dhe emocionues lidhet me vrasjen e organizuar nga policia serbe e Asllan Hazir Thaçit më 11 nëntor 1958. Babai i Asllanit, Hazir Thaçi edhe pas kaq vitesh i kujton momentet më të rënda të jetës së tij. Edhe vrasja e Ramadan Shaban Kastratit i lindur më 18.04.1958 ka një histori interesante. Ramadan Kastrati sipas familjarëve është vrarë më 18 prill 1999 në dalje të Kamenicës tek rruga e Strezovcit. Fatmire Kastrati bashkëshortja e Ramadanit thotë se burri i saj është zënë nga policia në fshatin Rahovicë dhe është vrarë në Kamenicë.
Hazir Thaçi është dëshmitar i gjallë kur djalin e tij Asllanin më 11 maj 1999 në shtëpinë e tij e kanë marrë policia e Kamenicës e udhëhequr nga Dragan Salkovic, Momqillo Trajkoviq, dhe Serba Kerstiq.
Haziri thotë se më 11 maj 1999 erdhën policia në shtëpi dhe e kërkuan Asllanin të cilin edhe rrahën në prezencën time. “Unë reagova dhe më goditën me pushkë edhe mua. Pasi e morën Asllanin e dërguan në drejtim të panjohur dhe kam kërkuar me ditë dhe net të tëra djalin, por ishin të kota” kujton ai . “Kam shkuar edhe tek Momqillo Trajkoviqi, por a`i gjithmonë arsyetohej se ushtria e kishte vrarë. Dragan Arizanoviq i cili ishte komandant i njësive speciale serbe kishte deklaruar se djali im ndodhet i vrarë tek “Ura e Mramorit” afër Liqenit të Badovcit”.
“Pas luftës angazhova edhe zhytësit dhe shkuam tek Liqeni i Badovcit i cili tashmë ishte plotë ujë. Në hyrje të liqenit e vërejta këpucën e djalit. Kërkuam me orë të tëra, por më vonë kuptova se KFOR-i e kishte nxjerrë kufomën nga Liqeni dhe e kishin varrosur në Prishtinë. E kemi bërë identifikimin e kufomës dhe pas një kohe të gjatë ankthi eshtrat e djalit i solla në shtëpi. Kjo për mua është vetëm njëra anë e medaljes dhe e sakrificës për djalin tim të vrarë e të zhdukur për një kohë nga policia e Kamenicës. Tashti betejën do ta vazhdojë me ata që janë përgjegjësit kryesor të vrasjes së djalit tim” shton Hazir Thaçi.
Edhe vrasja e Ramadan Shaban Kastratit i lindur më 18.04.1958 ka një histori interesante. Ramadan Kastrati sipas familjarëve është vrarë më 18 prill 1999 në dalje të Kamenicës tek rruga e Strezovcit. Fatmire Kastrati bashkëshortja e Ramadanit thotë se burri i saj është zënë nga policia në fshatin Rahovicë dhe është vrarë në Kamenicë.
Policia serbe e ka ekzekutuar me urdhër të Momqillo Trajkoviqit atë kohë kryeshef i sigurimit shtetëror në Kamenicë. Basri Kastrati ka qenë dëshmitar kur e ka parë Ramadanin të zënë peng nga policia. Kufoma e Ramadan Kastratit sipas familjarëve është gjetur më 27 shtator 1999 tek stacioni i autobusëve në Kamenicë./rajonipress/


