United Hospital

Rrëfim trishtues: Nga boksi dhe njerëzit e saj, fitova varfëri dhe shkatërrim të shëndetit

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Njëri ndër boksierët më të mirë pas luftës në Republikën e Kosovës, Rasim Shabani asnjëherë në jetë nuk e kishte ëndërruar, që karrierën e boksit ta përfundon në moshën kur kishte mbërri zenitin e boksit. Boksieri gjilanas Rasim Shabani sot 29 vjeçar njëherit edhe kapiten i Kombëtares së Kosovës në boks, gjendet në gjendje alarmante si në aspektin shëndetësor një ashtu edhe atë financiare.

Shabani i cili boksonte në kategorinë “Gjysmë Velter” deri në 63 kg njëherit ishte edhe fitues i turneut më të madh në vend të boksit “Adem Jashari” në vitin 2003, si dhe fitues i pare i turneut “Pavarësia”i cili mbahet për nder të ditës së shtetit të Republikës së Kosovës, si dhe fitues i shumë turneve si në vend, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Boksieri biond i lodhur dhe i mërzitur, u desh që para katër viteve ta braktisë boksin, për shkak të gjendjes jo të mirë financiare ndërsa sipas tij asnjëherë nuk i doli askush në ndihmë, raporton rajonipress.

“Kam pasur ëndrra të mëdha që t`i realizoj në ring, por ato më mbetën vetëm ëndrra. Kam pasur dije dhe guxim të jashtëzakonshëm, por nuk pata ndihmë sepse familja ime rrezikohej për një kafshatë buke dhe ndërpreva karrierën. Sot punoj çka më ofrohet që të mbijetoj me familje, ndërsa askush nuk ma shkel pragun e shtëpisë dhe nuk pyet askush për mua a jam i gjallë apo i vdekur, këtë nuk e kam merituar” tregon Shabani me lot në sy.

Hidromorava

Shabani për ka natyra i qetë dhe komunikativ tregon se gjithmonë ju besoi njerëzve, por kishte gabuar. “Sot punoj punëtor krahu për të mbijetuar dhe rrallë herë gjejë punë, askush nga strukturat e komunës së Gjilanit asnjëherë nuk më ka ftuar dhe ndihmuar. Kam nevojë për një punë e këtë Komuna mundë të ma siguron sepse e kam merituar. Unë këtë qytet e përfaqësova me dinjitetin më të lart kur isha në kulmin e karrierës të gjithë vraponin pas meje, e sot po vuaj për kafshatën e bukës kjo është tmerr të lihet një legjendë e boksit në këtë gjendje”.

Se sa e ka dashur boksin, Shabani tregon së të gjitha veglat që i duhen një boksieri i ka në shtëpi, por ato janë vetëm një suvenir, ndërsa nga dashuria në mes litarëve të ringut Shabani sot ka bërë edhe tatun e dorëzave të boksit. “E dua këtë sport ngaqë me flenë në gjak, kam edhe tatun në dorë me shenje të boksit, kam thasët në shtëpi të boksit dhe litarët, qaj me të madhe kur i shoh aty, është një pjesë e jetës sime nga pamundësia dhe dëshpërimi që nuk mund të boksoj në këto rrethana me ditë të tëra jam në gjendje depresive, por shpresoj se më në fund njerëzit e Komunës do të më ofrojnë ndonjë punë “tregon Shabani i emocionuar.

Me pjesëmarrjen në shumë turnire jashtë Kosovës, Shabani ka pasur edhe oferta të majme nga shumë shtete tjera, por i ka mbetur besnik boksit Kosovar. “Në Zenice të Bosnje Hercegovinës trajneri i Kombëtares së këtij shteti, më ka ofruar para të majme që të jem në Kombëtaren e tyre, por kam refuzuar duke i bërë me dije se unë jam Kosovar dhe në zemrën time është vetëm shteti im dhe shqiponja kuq e zi dhe do të vdes me këtë bindje, dhe nuk pendohem për këtë, por jam në gjendje të keqe nuk dua asgjë me shumë se një punë. Për mua do të jetë një Rilindje si për vete ashtu edhe për familjen time dhe shtetin e Kosovës, këtë e meritoj nga shteti im se edhe unë i kam dhënë diçka këtij shteti, është shumë e trishtueshme kurë nga dashuria një gjë shndërrohet në zhgënjim”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.