Mobi Casa

Rrëfim rrënqethës i njeriut që e pa me sy vrasjen e Almirit 4 vjeçar

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Në shtëpinë e shëndetit të Kumanovës, ka filluar gjithçka në mënyrë shumë banale. Një radhë e pritjes e lëshuar dhe një grindje verbale për shkak të saj, kanë shpier deri në shuarjen e një jete, atë të katërvjeçarit Almir Aliu. Disa metra larg këtij spitali, pikërisht në lokacionin që mund ta shihni në videon më poshtë, ka ndodhur edhe momenti më tragjik. Në këtë rrugë, Iliç me makinën e tij, ka sulmuar me qëllim Almir Aliun dhe prindërit e tij.

Prindërit e Almirit të vogël, arritën t’i mbijetojnë kësaj goditjeje, por fuqia e Almirit, nuk mjaftoi për t’i bërë ballë plagëve që i morri nga kjo goditje. Dëshmitarët thonë se gjithçka ndodhi me paramendim, dhe rrëfejnë tmerrin që kanë përjetuar pas rastit të ndodhur.

“Të ngase njeriu rrugëve të shkel njerëz, nuk e di. Që shife n’qosh aty qysh e ka mbështet, un kam kajt, fëmijen e kam ni tu kajt, tu bërtit, ala ndoshta o kon i nxeht. A e din be qysh i ka mshu, un i kam kamerat..Valla sikur me kon fmija jem, edhe kjo nuk o bo pahiri se bohen ndeshjet, aman ky e ka ba me t’kast. Ai ka kërku njerëzt me i myt tenalt ka ardh te posht ka kthy edhe kur i ka pa aty, bab e nan e fmi edhe ju ka mshu. Prej në anë të majt ka kalu kshtu, na n’ kamera e kena pa”, thotë një qytetar.

Ndërsa në videon më poshtë, mund të shihni edhe shtëpinë në të cilën Almiri i vogël i kaloi vetëm ato 4 vite jetë që i jetoi. Në këtë shtëpi mbizotëronte tmerri, mërzia dhe një heshtje e pathyeshme mes lotëve. Familjarët po e përgatisnin Almirin për në banesën e tij të fundit, ndërkaq po mbështeteshin nga familjarët e tjerë, për ta përballuar dhimbjen. Të shokuar, familjarët kanë mbetur pa fjalë. Gjithçka që dëshirojnë ata për momentin, është që Zoti ta shpërblejë me parajsë Almirin e vogël.

“Me shku me myt fmin e vogël katër vjet që as në Siri nëpër vende që bohet lufta ksi pun nuk ndodhin e mo leje në vende që i themi demokratike. S’kam cka të them, fmija i vogël… vetëm Allahi ta shpërbleft, s’kemi çfarë të bëjmë”, thotë një familjar.

Ndërkaq, aktivisti Faton Memedi, tha se kjo ngjarje është vazhdimësi e fatit të zi që e ka mbuluar Kumanovën që nga 9 maji I vitit të kaluar, ai akuzon mungesën e shtetit ligjor, si një ndër arsyet që lejohen të ndodhin gjëra të tilla.

UBT

“Jemi në shok se ka humb jetën një fëmijë katër vjeçar, jemi në shok se deri te ai konflikt ka arritë për arsye banale, jemi në shok se nuk mund një person normal me reagu për ni konflikt verbal mi ju turr njerzve në rrug për me i shkel. Presim që organet kompetente ta kryejnë punën e tyre, se një ndër arsyet pse kena ksi probleme është mungesa e shtetit ligjor”, tha aktivisti Faton Memedi.

Qytetarët rrëfejnë se ky nuk është rasti i vetëm i këtij lloji. Ata thonë se Kumanova është krejtësisht e pa mbrojtur dhe se politikanët nuk i kryejnë obligimet e tyre.

“Po ni nat i ndjekën shqiptarët dy fmi 40 maqedon, erdhen policia, as që kanë reagu policia, po spo dojn me fol kërkush, skan reagu policia kan ardh, un i kam pa n’terrasë kam dal, hiq ju ka nejt maqedonve mas. Na jena shumë keq këtu pari, ska kush me na mbrojt, politikanët ata s’mrojn kurxho i mbrojnë vetëm xhepat e vetë, kurxho tjetër e vet, veз xhepat e vetë, e rrejnë popullin i mbushin xhepat edhe ditën e mirë”, thotë një qytetar.

Gjykata Themelore e Kumanovës i ka caktuar 30 ditë paraburgim maqedonasit Bojan Iliç nga Kumanova, i cili të shtunën në mbrëmje sulmoi me makinë familjen Aliu, duke lënë të lënduar rëndë fëmijën e tyre 4 vjeçar. Sulmuesi i dyshuar ngarkohet për veprën penale “vrasje në tentim”./Shenja/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.