Rrëfen nëna: Djalin e braktisa, kisha frikë se do vdiste nga uria

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Durrës- “Një nëne nuk i bën zemra kurrë që të braktisë fëmijën e saj. Halli më detyroi që të lija në rrugë tim bir, Enon, dhe t’i ktheja shpinën. Nuk kisha me se ta ushqeja. Jam e papunë dhe askush nuk më ndihmon. Në polici më thanë se sipas ligjit mund të dënohem me gjobë deri në 3 vjet burg. Nuk kam lekë të paguaj gjobën. Nëse më futin në burg, do të bëjnë krim. Po ta mbaja djalin do më vdiste nga uria”.

Kështu deklaroi dje Lirie Igrishta, banuese në lagjen nr.14 (Shkozet) të Durrësit. 28-vjeçaren nga Mitrovica e Kosovës e ka ndjekur pas fati i keq. Gjatë luftës, në vitin 1999, ajo, prindërit dhe motra e saj ikën nga Mitrovica dhe u shpërngulën sa në një qytet në tjetrin. Pas vdekjes së prindërve (vëllezërit i kishte në emigracion), Liria u detyrua të vinte në Durrës, por edhe në këtë qytet, mjerimi e ndoqi nga pas.

Mobi Casa

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ajo pohon se ka bashkëjetuar me një burrë, i cili e ndihmonte që të mbante frymën gjallë. Para një viti ngeli shtatzënë, ndërsa babai i fëmijës është në burg në Itali. E terrorizuar nga frika se foshnja mund t’i vdiste nga uria, 28-vjeçarja braktisi të premten djalin e saj 4 muajsh. (BalkanWeb)