Mobi Casa

Rrëfehet Xhemaili: Po t’i shënoja Serbisë, nuk do bëja shqiponjën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Futbollisti i njohur shqiptar i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, Blerim Xhemaili, ka rrëfyer për Report TV, të gjitha presionet më të cilat është përballuar përpara ndeshjes me Serbinë në fazën e grupeve të Botërorit.
Ai flet edhe për simbolin e ‘shqiponjës’ që bëri Xhaka dhe Shaqiri pas dy golave të shënuar në portën serbe. Xhemaili thotë se po të shënonte vetë, nuk do provokonte situata politike, por do bënte shkronjën ‘L’, germën e parë të emrit të djalit të tij, Luan, nga lidhja me modelen Erjona Sulejmani.

• Blerim, keni përmbyllur kampionatin e dytë botëror, përsëri me një gol, si ndiheni tashmë?

“Mirë. Mendoj se kemi luajtur një botëror shumë të mirë për Zvicrën. Jemi të kënaqur. Tentuam dhe donim të kalonim kundër Suedisë, por ky është futbolli. Jemi të kënaqur edhe kështu, me kaq sa arritëm.

• I keni bërë krenar të gjithë shqiptarët. Çfarë mesazhi ju jepni atyre që iu kanë përkrahur?

“Ndeshja kundër Serbisë ka qenë speciale për ne. Kemi qenë katër shqiptarë që luanim për Zvicrën. Kemi hyrë në fushë me idenë që të fitonim ndeshjen dhe jo me frymë politike. Para lojës ka pasur plot provokime prej serbëve, por i harruam ato. Kishim në kokat tona vetëm ndeshjen, donim ta fitonim atë ndeshje. Ka qenë me shumë rëndësi ta fitonim dhe e fituam. Sigurisht i kemi bërë krenar shqiptarët për golat e shënuar, por e rëndësishme është të fitonim.

• Graniti dhe Xherdani festuan me shqiponjë golat. Po të kishit shënuar edhe ju, do e bënit simbolin e Shqiponjës?

“Mendoj se ajo ka qenë spontante dhe jo e paramenduar. Unë e festoj golin çdo herë me ‘L’-në e djalit tim. Po të kisha shënuar kundër Serbisë, do kisha festuar me ‘L’-në e djalit tim. Djali im ka më shumë rëndësi për mua se gjërat politike.

Hidromorava

• Keni ndjerë afrimitet nga ana Zvicrës?

“Gjithmonë federata ka qenë pas nesh, edhe për lojtarët që janë me rrënjë shqiptare. Para ndeshjes kemi folur bashkë dhe e dinim që do kishim provokime. Ka qenë një gjë shumë e mirë sepse Zvicra i ka pranuar krejt shqiptarët. Ne jemi krenar që mund t’i japim Zvicrës diçka, sepse Zvicra ka dhënë gjithçka për ne.

• Për ju ky është Botërori i fundit?

“Mendoj se 32 vjet i kam tashmë. Pas 4 vitesh i bie 36 vjeç.

• Karrierën do ta vazhdoni në Itali?

“Po, sigurisht do vijoj të luaj në kampionatin italian”, përfundoi ai në fund.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.