KKVITI

Rrëfehet Rinor Selmani për Ceremoninë e FHK-së

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Njëri ndër hendbollistët më të talentuar jo vetëm në KH Drita por edhe në hendbollin e Kosovës, Rinor Selmani, është mjaft i zhgënjyer me padrejtësinë që ju është bërë në Ceremoninë e Lauretve të organizuar nga FHK-së për kampionatin 2017/18.

Selmani 24 vjeçar, ishte i pa zëvendësueshëm në konkurrencën gjerë në 20 vjeç në Përfaqësuesen e Kosovës, duke premtuar se Kosovës po i vjen një hendbollist shumë cilësor.

Por pas kësaj periudhe, Selmani u harrua nga Përzgjedhësit e Kosovës edhe pse e meritonte një vend në Përfaqësuese por ajo thirrje nuk ndodhi asnjëherë.

Për hendbollistin shtatgjatë 1,89cm, Selmanin, i cili luan në rolin e qendrës dhe shquhet me gjuajtjet e tija tejet precize është enigmë e pazgjidhur për portierët e Superligës.
“Snajperisti” i Dritës, Selmani, në ceremoninë e Laureatëve të organizuar nga FHK-së është ndarë shumë i zhgënjyer me ndarjen e çmimit për golashënuesin më të mirë gjatë vitit 2017/18.

KKVITI

“Gjatë gjithë karrierës sime si hendbollist e kam dhënë më të mirën që mundem për klubin e Dritës dhe në veçanti për hendbollin e Kosovës, nuk e di pse Përzgjedhësit e Kosovës nuk më thërrasin në Përfaqësuese, këtë e meritoj pa asnjë dyshim, por në Ceremoninë e Laureatëve të organizuar nga FHK-së e kam vërejtur se dikujt po i pengoj dhe për këtë jam shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer, unë nuk kam asgjë ndaj askujt por atë qka e meritoj dua të shpërblehem dhe të mos më shkoj djersa që po derdhi nëpër parketet e Kosovës huq për shkak të disa individëve të cilët nuk e kam idenë se kush janë ata”, ka bërë të ditur Selamani.

Selmani sipas statistikave nga vet FHK-së, unanimisht i ka takuar epiteti i golashënuesit më të mirë në Superligën e Kosovës.
“Unë gjatë kampionatit 2017/18 kam shënuar 247 gola, gjatë stinorit vjeshtor kam shënuar 123 gola ndërsa në atë pranveror 124 gola, ndërsa FHK-së e shpall golashënuesin më të mirë të Ligës, Deniz Terziqin me 191 gola të shënuar, i cili në stinorin vjeshtor ka shënuar 69 gola ndërsa në pranverë 122 gola, nuk e di se me cilat kritere është dhënë ky çmim, dua t’ju përkujtoj se në qoftëse FHK-së i ka marrë edhe golat e stinorit vjeshtor 2018/19 unë kam shënuar gjithsej 303 gola ndërsa Deniz Terziqi ka të shënuar 270 gola, do të thotë unë kam 33 gola më tepër se Terziqi i cili një gjysmë stinor ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës ndërsa tani mbron të Kastriotit”, thekson Selamani.

Qendra e KH Drita, Rinor Selmani, thekson se nuk ka asgjë ndaj askujt por po kërkon drejtësi.
” Unë nuk kam asgjë ndaj hendbollistit Terziqit e respektoj dhe i dëshiroj suksese edhe më të mëdha, por dua atë që më takon pasiqë me djersë e kam fituar ndërsa krerët e FHK-së kanë bërë shkelje flagrante duke i shkelur rregulloret dhe kriteret e saja, presë që ky gabim flagrant të përmirësohet dhe të vinë gjërat në drejtësi”, ka porositur hendbollisti i Dritës, Rinor Selmani./rajonipress/