Rrëfehet Patricku: Kam qenë i varur nga filmat porno

Patrik Nuo: “Ashtu siç bëhen të tjerët të varur nga alkooli ose nga droga, unë pata krijuar varësi nga filmat pornografikë”.
I njohur si njeri i tërhequr dhe besimtar i devotshëm, këngëtari shqiptaro-zviceran Patrick Nuo ka shpalosur për publikun edhe një faqe të panjohur të tij.
Nuo ka gjetur rastin që pikërisht në spektaklin televiziv të RTL-it që realizohet në xhungël, të tregojë rrëfimin mbase më intim për jetën e tij. Ai ka pranuar se ka shikuar me ditë të tëra filma pornografikë dhe ka pasur vështirë të heq qafe këetë varësi.
“Ashtu siç bëhen të tjerët të varur nga alkooli ose nga droga, unë pata krijuar varësi nga filmat pornografikë”. Filmat e tillë e kanë dëmtuar pesonalitetin e tij, ka pranuar ai.
Por, si është liruar këngëari simpatik 30 vjeçar nga kjo varësi?
„Isha bërë kaq i varur sa që edhe para femrave më të bukura nuk ndjeja gjë“. Kur ka arritur në atë shkallë ai ka mbledhur focën për të „shkundur“ nga vetja këtë varësi. Dhe, siç e thotë ai, është liruar.
Megjithatë Patricku edhe më tutje vazhdon të shikojë filma pornografikë. Por, me masë.(albinfo)