RCCOLA

Rrëfehet Nazmi Musa, videoja ishte shantazhuese dhe e porositur

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nazmi Musa ka shprehur një kërkim falje për sjelljet jo pedagogjike të tijat dhe meqë rasti nuk ka pasur ankesë as të nxënësit as të drejtorisë secili mundet të ndeshet me raste të tilla. “E kam nxjerrë nga ora sepse kisha fyerje nga nxënësi dhe jam detyruar të përdori metoda të dhunshme. Kjo punë është para një viti dhe më ka kërcënuar ai nxënës. Këto metoda janë të spiunazhit dhe unë i kam tejkaluar kaherë ato” tha Musa.

Nazmi Musa tha se është i përgatitur edhe për befasira. Nuk dëgjova për punët e mira që janë bërë në këtë dy vjeçar, dëgjova vetëm gjëra negative deri edhe në mbyllje të shkollave. Kjo nuk është mirë për mua si drejtor, por as për juve si këshilltar. Pse është dhënë videoja shantazhuese në këtë kohë dhe shpresoj që PDK-ja do të tërhiqet nga fjalët e saja”.

Musa tha se drejtoria e arsimit ka hartuar politikat zhvillimore dhe deri tani kemi qenën transparentë. “Kemi ngritur kapacitet e mjaftueshme në arsimin fillor dhe të mesëm. Pse nuk po i përmendni garat e nxënësve i cili është sukses i komunës së Gjilanit. Ligjshmëria po zbatohet në shkollat e Gjilanit sepse jemi të interesuar për rendë e disiplinë në shkollat e Gjilanit”.

Musa tha se nuk e ka ndërmend të merret me muhabetet e kafiterive sepse është i përkushtuar që të zbatojë rregullat dhe ligjin mbi arsimin.

Mobi Casa

Në fund Nazmi Musa ka shprehur një kërkim falje dhe për sjelljet jo pedagogjike të tijat dhe meqë rasti nuk ka pasur ankesë as të nxënësit as të drejtorisë secili mundet të ndeshet me raste të tilla. “E kam nxjerrë nga ora sepse kisha fyerje nga nxënësi dhe jam detyruar të përdori metoda të dhunshme. Kjo punë është para një viti dhe më ka kërcënuar ai nxënës. Këto metoda janë të spiunazhit dhe unë i kam tejkaluar kaherë ato” tha Musa.

Nazmi Musa tha se ajo video i ka katër pesë vite që është incizuar dhe më është bërë shantazh nga XH.B. një mësimdhënës të cilin e kam dërguar në komisionin disiplinor për shkak se ka munguar një muaj në punë pa leje ka thënë Musa.

Por, Bujar Nevzati tha se pavarësisht a është bërë me qëllim apo jo ky video incizim nuk i bënë nder drejtorit të arsimit sepse është antiligjore metoda e dhunshme në shkolla./rajonipress/