FIDANISHTJA

Rrëfehet Luana Vjollca

/ 2 minuta lexim
HW

Njëra ndër personazhet më të përfolura në Shqipëri, Luana Vjollca e cila rrallë herë flet për jetën e saj, ka vendosur të zbulojë disa detaje. Moderatorja e emisionit më të ri në Top Channel, “Pa Limit” këtë herë na ka zbuluar disa fakte interesante nga jeta e saj, që ndoshta nuk i keni ditur.

Gjatë një interviste në emisionin e Elvis Pupës, “M’fal për shprehjen” Luana ka thënë se kohë më parë ka provuar jetën si refugjate. Aktori i humorit e ka pyetur Luanën nëse ajo ka emigruar ndonjëherë jashtë vendit për të provuar si është jetesa jashtë kufijve të Shqipërisë, pa qenë turiste sigurisht. Vjollca ka habitur me përgjigjen e saj se në fakt kur ka qenë në moshë të vogël, ajo dhe familja kanë emigruar drejt Belgjikës ku jeton edhe motra e saj e madhe.

KKVITI

Megjithatë Luana ka thënë se nuk ka qëndruar gjatë, pasi nuk mund të rrinte larg Shqipërisë për shkak të dashurisë që ka për këtë vend. Moderatorja ka zbuluar edhe një element që vërteton patriotizmin e saj. Bëhet fjalë për tatuazhin e shqiponjës, që Luana ka në gisht. Gjithsesi, duke parë karrierën e moderatores dhe suksesin që ka këtu, natyrisht që Luana nuk mund të pendohet për zgjedhjen. Ajo ka treguar se në fakt ka qenë zgjedhja e duhur, sepse është shumë e kënaqur me gjithçka bën këtu

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.