Fundamenti

Rrëfehet Azemi: Aksidenti, kontrata e re, sherri në diskotekë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Ilir Azemi është rikthyer, pas shumë muajsh vuajtje, për shkak të një aksidenti rrugor që për pak i mori jetën dhe e ndau përkohësisht nga futbolli.Tashmë 23-vjeçari ka rinisur jetën normalisht dhe shpreson të kthehet te Greuther Furth, në Bundesligën 2 gjermane.

Sport1.de i ka marrë një intervistë të gjatë, ku sulmuesi shtatlartë ka rrëfyer periudhën dramatike që ka përjetuar.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua dhe është e tillë ende. Megjithatë, po përparoj dhe kam një qëllim në mendjen time, ndaj po luftoj që të kthehem në fushë”.

Që prej aksidentit rrugor në vitin 2014, ku pësoi fraktura të shumta dhe ishte me fat që nuk shkoi më keq, Azemi ka kaluar shumë kohë në spital dhe tashmë nuk dihet nëse do të kthehet më në futbollin profesionist.

Aksidenti ia ka ndryshuar jetën kosovarit. “Një ngjarje e tillë të mëson shumë gjëra për jetën. Kam mësuar të jem më i duruar, sepse nuk kam qenë i tillë para aksidentit, ndërkohë që kam kuptuar se jeta duhet shijuar në çdo moment”.

HW

“Falënderoj familjen time, agjentin dhe klubin, që më kanë ndenjur pranë dhe më kanë ndihmuar shumë, ndaj u jam mirënjohës dhe po stërvitem fort, po jap gjithçka për t’u rikthyer ai që kam qenë”.

Verën e shkuar Greuther Furth dha një sinjal të rëndësishëm, duke ia zgjatur kontratën Azemit deri në vitin 2017, ndërkohë që e fali edhe kur në maj 2015 sulmuesi u përfshi në një sherr në një diskotekë. “Kjo tregon humanizmin e klubit. Bëra një gabim dhe kam marrë përsipër pasojat”.

Një shpërblim i vogël për përpjekjet e mëdha të Azemit ka ardhur, sepse në një test miqësor me Greuther Furth U-23 shënoi 5 gola, pak kohë më parë.

“Ishte e rëndësishme të luaja sërish 11 kundër 11, pastaj fakti që shënova 5 herë ishte një kënaqësi e madhe. Tani dua vetëm të kthehem në formë të plotë fizike dhe të kujdesem për shëndetin tim”.

Përveçse po stërvitet rregullisht me ekipin e dytë të Greuther Furth, Azemi vazhdon edhe stërvitjen individuale: “Në fillim ishte e vështirë, por tani jam mësuar, sepse e kam kuptuar që po i afrohem synimit tim. Ka situata në jetë kur rrëzohesh, por duhet të dish të çohesh”./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.