Eko Higjiena

Rrebesh golash në “Riza Lushta” të Mitrovicës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Në javën e 29 të Vala Superligës së Kosovës në futboll, lideri aktual Trepça ’89 me lehtësi i ka shkaktuar skuadrës së Gjilanit humbjen më të thellë në këtë kampionat me rezultat 5-2.

Me këtë fitore “Minatorët” nga Mitrovica me një dorë janë duke e prekur titullin e kampionit për herë të parë në historikun e klubit.

Serinë e golave vendasit e hapën në sekondën e 47-të, kur kapiteni Idrizi shërben bukur Lorent Hasanin i cili nga 10 metra me kokë shënon.

Në minutën e 10-të, Hasani edhe njëherë del në skenë pranon një top dhe nga 16 metra lobon Kaciun e mysafireve duke ngritur epërsinë në 2-0.

Në minutën e 34-t,ë Gëzim Rusi ndalet në mënyrë të palejuar në 16 e mysafireve dhe gjyqtari i këtij ballafaqimi Besfort Kosumi akordon penalti, i pa gabuar ishte Isa Eminhaziri i cili shënon në stilin “Panenka” duke zbutur rezultatin në 2-1.

Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, kapiteni Idrizi harkon ku më së miri gjendet Lladrovci i cili me kokë nga 10 metra gjen këndin e epërm të Kaciut duke ngritur epërsinë në 3-1.

FIDANISHTJA

Rezultatin në 4-1 e ngrit golashënuesi më i mirë i Superligës Oto John, i cili nuk e patë vështir të gjejë rrjetën nga 10 metra.

Gjyqtari Kosumi në minutën e 58-të, ndëshkon me karton të kuq futbollistin vendas Ilir Izmakun ndërsa të njëjtin fat e patë edhe Isa Emin haziri i Gjilanit në minutën e 74-të.
Futbollistët vendas të cilët zhvilluan një lojë brilante në minutën e 71-të, nëpërmjet Përparim Islamit ngrisin epërsinë në 5-1 i cili shënon nga me një gjuajtje të fort.

Futbollistët e Gjilanit në minutën e 76-të arrijnë të zbusin epërsinë në 5-2, nëpërmjet Egzon Shabanit i cili shënon pas një devijimi në këndin e djathtë të portës së Trepçës ’89.

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, pas ndeshjes ka theksuar.
“Kjo ndeshje është debakël për skuadrën time, futbollistët e mijë gabuan në çdo element. Trepça ’89 luajti prefekt dhe me meritë është lidere e Superligës”.

Homologu i Morinës, Zekirja Ramadani, deklaroi.
“Zhvilluam ndeshjen më të mirë në këtë kampionat ku treguam karakter të fortë, ndeshja e sotme tregoi se ne jemi më të mirët në futbollin e Kosovës dhe për këtë jam shumë i lumtur”.

Xhiro e radhës zhvillohet në mesjave, Gjilani do të jetë nikoqir i Drenicës kurse Trepça ’89 do të jetë mysafir i Besës nga Peja./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.