GRANDEMALL

Rrahmanit po i rritet vlera, Napoli synon ta “blindojë” atë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Amir Rrahmani është sot njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie A.

Futbollistit kosovar po i rritet vlera dita-ditës falë paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme në kampionatin italian dhe në Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, për këtë është i vetëdijshëm edhe Napoli, i cili po mundohet ta blindojë atë sa më shpejt me një kontratë të re.

Vlera aktuale e kartonit të përfaqësuesit kosovar është ngritur në 25 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe i Veronës ka kontratë me napolitanët deri në vitin 2024.

Uji Dea

Por, gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano raporton se Napoli nuk dëshiron ta humbasë lojtarin pa para pas një viti, kur edhe do t’i skadojë kontrata.

Andaj, napolitanët janë duke punuar që t’ia vazhdojnë atij kontratën deri në 2027, me opsion për një vit tjetër, në mënyrë që ta “blindojnë” atë në stadiumin “Maradona”, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe vetë Rrahmani është shprehur i gatshëm për ta vazhduar bashkëpunimin me Napolin, ku ndihet mjaft i lumtur.

Ai ka shpërthyer në dy sezonet e fundit nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.