RCCOLA

Rrahmani: Transferimi në Serie A, hap i madh në karrierë

/ 2 minuta lexim

Amir Rrahmani i ka treguar arsyet që e shtynë ta zgjedh Veronën dhe Serie A, pasi qendërmbrojtësi kosovar kishte edhe oferta të tjera nga Belgjika dhe Franca.

Amir Rrahmani ishte njëri prej futbollistëve shqiptarë më të kërkuar në afatin kalimtar të verës, shkruan Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi nga Kosova kishte oferta nga disa ekipe, por në fund e zgjodhi Italinë, e zgjodhi Veronën.

Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit i ka treguar arsyet që e shtynë ta bënte këtë zgjedhje, të cilën e konsideron si më idealen për karrierën e tij.

Uji Dea

“Jam mjaft i lumtur që jam këtu në Verona, faza përgatitore po shkon mjaft mirë dhe jemi kuriozë t’i shohim përparimet tona ditë pas dite. Për mua, të vij në Hellas dhe në Serie A është një hap i madh përpara në karrierë. Trajneri dhe drejtori sportiv kanë ndikim në këtë zgjedhje. Ata kanë besuar në mua dhe unë duhet ta demonstroj se e kam merituar këtë besim”, ka thënë futbollisti kosovar për mediat italiane.

“Janë disa arsye përse e zgjodha Veronën. Njëra ishte mundësia për të luajtur në Serie A, por edhe historia e Veronës, përfshire këtu Scudetton që e kishte fituar. Kisha oferta edhe nga Belgjika e Franca, por vendosa ta zgjidhja këtë destinacion për këto motive”, ka përfunduar Rrahmani.

Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Veronën.

Para se të transferohej në Itali, Amiri e pati një eksperiencë fantastike në Kroaci, fillimisht tek Lokomotiva e më pas tek Dinamo Zagrebi. /Gazeta Express/