Fundamenti

Rrahmani: Shpresojmë të na jepet mundësia të luftojmë për “Scudetto”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Amir Rrahmani nuk e ka fshehur dëshirën dhe ëndrrën e tij për ta fituar titullin e kampionit në Itali.

Napoli ishte njëri prej kandidatëve për ta fituar “Scudetton”, por u dorëzua në pjesën e dytë të sezonit.

Tash, përfaqësuesi kosovar shpreson që t’i jepet mundësia atij me shokë që të festojnë në sezonin 2022/23.

“Është sikur vitin e kaluar, duhet të luajmë ndeshje pas ndeshjeje, të përmirësohemi lojë pas loje. Shpresojmë që në fund të jemi atje lart dhe të luftojmë për ‘Scudetto’”, ka thënë Rrahmani në një intervistë për “Radio Goal”, respektivisht në emisionin “Kiss Kiss Napoli”, përcjell “Gazeta Express” .

Fundamenti

28 vjeçari thotë se nuk ndihet lider i vetëm i ekipit, duke i vlerësuar lartë kualitetet dhe personalitetin e shokëve të skuadrës.

“Edhe vitin e kaluar kemi thënë se të gjithë duhet të jemi liderë në fushë dhe jashtë saj. Duhet t’i ndihmojmë bashkëlojtarët, kështu rritet skuadra”, vazhdoi ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe i Veronës.

Rrahmani shpreson që Napoli t’i gëzojë tifozët në stadiumin “Diego Armando Maradona” këtë fundjavë ndaj Monzas, në ndeshjen e parë sezonale në shtëpi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.