Hidromorava

Rrahmani: Shpresojmë që ndeshja me Maqedoninë të zhvillohet me tifozë

/ 1 minutë lexim

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, shpreson që ndeshja me Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve të zhvillohet me tifozë, shkruan zeri.info

Kjo ndeshje fillimit ishte paraparë të zhvillohej në mars, por u shty për shkak të koronavirusit.

Më pas u vendos që ndeshja të luhet në qershor, por u shty sërish, derisa tash pritet të luhet në tetor ose nëntor.

Mobi Casa

“Mezi e kemi pritur momentin për të luajtur ndeshje të rëndësishme”, tha Rrahmani për “Radio Televizionin e Kosovës”.

“Kemi qenë të gatshëm edhe për mars, edhe për qeshor”, shtoi ai.

“Shpresojmë që në tetor apo nëntor kurdo që të luhet të zhvillohet me tifozë”, u shpreh mbrojtësi./Zëri