ARKATANA

Rrahmani rikthehet titullar këtë fundjavë, një muaj pas lëndimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përsëri në fushë. Më në fund. Amir Rrahmani do ta marrë një vend titullari pas një muaji.

Qendërmbrojtësi kosovar nuk luan që prej katër javësh, që prej lëndimit kundër Bragës në Portugali, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ajo kohë, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit, Lokomotivës së Zagrebit dhe Veronës, ka qenë i detyruar të merret me lëndimin muskulor, të pësuar në kofshën e këmbës së majtë.

Rrahmani fillimisht ishte lënduar në duel me Rumaninë teksa luante për Kosovën, ndërsa më pas trajneri Rudi Garcia nuk kishte rrezikuar ta inkuadronte në lojë kundër Genoas.

HW

Por, kjo ishte e pamjaftueshme pasi ai ishte lënduar në vetëm një çerek lojë pas disa ditësh në Champions.

E këtë fundjavë, më saktësisht të shtunën nga ora 15:00, Rrahmani pritet të jetë titullar në përballje me ish-skuadrën e tij, Verona.

Shpresojmë që përfaqësuesit kosovar të mos i përsëriten më lëndimet e tilla dhe ai të jetë i gatshëm edhe për duelet e nëntorit me “Dardanët” në kualifikimet e Euro 2024. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.