Uji Dea

Rrahmani rikthehet nga lëndimi, i gatshëm në fundjavë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Napoli e ka marrë një lajm të mirë sot. Futbollisti kosovar Amir Rrahmani është shumë afër rikthimit në fushën e blertë, pas një lëndimi që e mbajti jashtë për disa javë.

Madje, sipas mediave italiane, përfaqësuesi kosovar, i cili mungoi në ndeshjet e tetorit, pritet të jetë i gatshëm që në sfidën e vikendit që do ta ketë Napoli, përcjell “Gazeta Express”.

Skuadra italiane në fundjavë do të ketë punë me Hellas Veronën dhe Rrahmani po diskutohet si opsion për të luajtur nga fillimi.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës u lënduan në ndeshjen ndaj Bragas në Ligën e Kampionëve, ku u desh ta lëshojë fushën në minutën e 13-të për shkak të lëndimit në kofshën e majtë.

HW

Ai mungoi në ndeshjen që Napoli e kishte ndaj Bolognas, e po ashtu edhe për Kosovën në sfidën ndaj Andorrës, të enjten e kaluar.

E tash, kosovari pritet të jenë një atu e madhe në fazën defanzive për Napolin, si dhe për Kosovën në muajin nëntor.

Pas 9 xhirove, Napoli është i pesti në tabelë me 14 pikë, shtatë më pak se Milani lider.

9 gola i ka pësuar mbrojtja napolitane deri më tani, derisa ka shënuar 17 sosh. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.