UBT

Rrahmani po ushtron në Dubai, shënjestron Interin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Amir Rrahmani ka përfunduar për më shumë se një muaj jashtë fushës së blertë shkaku i lëndimit.

Qendërmbrojtësi kosovar po vuan nga një lëndim muskulor, i cili e ka lënë larg shokëve të skuadrës në pjesën e dytë të vitit 2022.

Por, njëri prej liderëve të Napolit është i gatshëm për t’u rikthyer në fushën e blertë, shkruan “Gazeta Express”.

Mobi Casa

28 vjeçari është duke i ushtruar i vetëm në Dubai, ku me shokët e tij po i kalon disa ditë relaksi, duke e ditur se ekipi napolitan ka pushim disa ditë para se të fillojë të ushtrojë për vazhdimin e kampionatit pas Kupës së Botës.

Rrahmani dëshiron të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit në shtëpi, e cila do të zhvillohet më 4 janar të vitit 2023. /Gazeta Express/