United Hospital

Rrahmani po e shijon fitoren e madhe në Ligën e Kampionëve, i paralajmëron shokët e skuadrës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Amir Rrahmani po e shijon në maksimum momentin magjik të Napolit.

Skuadra italiane e regjistroi mbrëmë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Eintracht Frankfurtin në udhëtim me rezultat 2:0.

Futbollisti kosovar shpreson që napolitanët ta kenë një paraqitje dhe një qëndrim të tillë edhe në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales në Itali, shkruan “Gazeta Express”.

ARKATANA

“Ka një përmirësim të krejt skuadrës. Jemi duke shkuar mirë. E dimë që jemi të fortë. Mendojmë dhe mundohemi të japim gjithçka në çdo ndeshje. Ne nuk jemi duke pësuar gol. Nuk kemi pësuar qe pesë ndeshje. Është një gëzim dhe një ndjenjë e mirë. Mund të ndodh gjithçka, por mendoj se edhe në ndeshjen e kthimit, Eintrachti do ta bëjë një lloj të njëjtë të lojës. Duhet të mbesim të koncentruar”, deklaroi qendërmbrojtësi i Napolit në “Mixed Zone” pas lojës.

Napolit po i ecin punët për mrekulli në Serie A, ku është lider dhe favorit i padiskutueshëm për t’u shpallur kampion i Italisë.

Gjithashtu, Rrahmani me shokë e bënë një fazë të grupeve pothuajse perfekte në Ligën e Kampionëve, ndërsa tash janë në rrugë mjaft të mirë të shkojnë në çerekfinale të kësaj gare. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.