Hidromorava

Rrahmani po e sheh titullin me njërin sy: Ne e dimë që “Scudetto” është tek dera, duhet të vazhdojmë kështu

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Amir Rrahmani po e shijon në maksimum momentin e Napolit.

Futbollisti kosovar po e drejton me sukses mbrojtjen e ekipit italian, i cili po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të shumëpritur të kampionit në Serie A.

Napolitanët i kanë 12 pikë më shumë se përcjellësi kryesor, Inter, ndërsa në fundjavë e mposhtën pa problem Spezian.

Përfaqësuesi kosovar është i vetëdijshëm se Napoli e ka gjithnjë e më afër triumfin në kampionat, por që nuk dëshiron të ngutet të festojë pasi që janë edhe shumë xhiro për t’u zhvilluar.

UBT

“Ne e dimë që Scudetto është duke na trokitur, por ndërkohë e dimë se janë në lojë edhe shumë pikë dhe shumë ndeshje. Ne do të hyjmë në fushën e blertë gjithmonë me mentalitetin e duhur. Është e vështirë t’i fitojmë krejt ndeshjet, mund të ndodhë që ta humbim ndonjë pikë gjatë rrugës”, deklaroi fillimisht futbollisti kosovar në mikrofonin e “DAZN”, përcjell “Gazeta Express”.

“Ne punojmë gjatë tërë javës për të mos pësuar gol. Ne jemi të koordinuar mjaft mirë, krejt repartet, jo veç mbrojtja. Nëse luajmë mirë dhe nëse fitojmë në këtë mënyrë, është edhe fryt i punës që e kemi bërë vitin e kaluar”, vazhdoi qendërmbrojtësi i Napolit.

Ai e falënderoi trajnerin Luciano Spalletti për besimin e dhënë, duke insistuar se është trajneri italian më meritori që Rrahmani është rikthyer të luajë në nivelet më të larta.

28 vjeçari e lavdëroi trajnerin Spalletti, i cili e ka rritur nivelin e lojës së ekipit dhe është afër t’ia sjellë Napolit titullin e kampionit pas pritjes prej më shumë se tri dekadash. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.