ARKATANA

Rrahmani: Nuk dorëzohemi përballë Kroacisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Amir Rrahmani e ka dhënë një intervistë për të përditshmen kroate “Vecernji”, në versionin e saj online, ku ka folur për eksperiencën e tij në Dinamo Zagreb, e mbi të gjitha për ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet më 2 shtator në stadiumin Maksimir të Zagrebit, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2018, raporton zeri.inf

Futbollisti kosovar shprehet optimist para ndeshjes me kroatët, pasi thotë se kosovarët do të luajnë për veten, pa marrë parasysh se kroatëve u nevojiten pikët për t’u kualifikuar në “Russia 2018”.

“Do të jetë e vështirë për ne në Maksimir, e dimë se Kroacia ka lojtarë më të mirë”, ka thënë fillimisht Rrahmani.

Kosova ka humbur 0:6 në ndeshjen e parë me kroatët në Shkodër, ndërsa të vetmen pikë që e ka marrë ishte ajo në udhëtim, ndaj Finlandës.

“Shikoni, ne luajmë për vetveten, duam të rritemi në renditje me rezultate më të mira, që ta përmirësojmë statusin, nëse duam të kemi kundërshtarë më të dobët në kualifikimet e ardhshme”, ka shtuar qendërmbrojtësi kosovar.

Mobi Casa

I lumtur në Dinamo Zagreb

Rrahmani iu bashkua së fundmi Dinamos pasi ishte huazuar sezonin e kaluar nga gjiganti kroat tek Lokomotiva e Zagrebit. Tash, ai synon ta tregojë veten dhe të mbetet në ekipin më të madh kroat.

“Është fantastike, e di se sa e madhe është Dinamo, ky ekip ka potencial të madh. Jam i impresionuar me përgatitjet”, ka nënvizuar 23-vjeçari.

Dinamo ka mbetur mjaft e kënaqur me paraqitjet e përfaqësuesit kosovar në ndeshjet përgatitore, ndërkohë që, përpos sigurisë që e ka shfaqur në mbrojtje, e ka shënuar edhe një gol për ekipin nga Zagrebi.

“Punë imja është ta bëj më të mirën që mundem. Nuk mund të them se do të jem në top 11 të ekipit, është herët për këto konkludime. Por, do të mundohem të koncentrohem në veten dhe në punën time, të shohim se si do të shkojnë gjërat”, përfundoi Rrahmani. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.