Eko Higjiena

Rrahmani: Na ka munguar vendi ynë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rrahmani pret vetëm fitore të hënën mbrëma në “Adem Jashari” kundër Letonisë. Me fushatën kualifikuese të Botërorit që u arkivua me rezultate katastrofike, Kombëtarja e Kosovës në futboll do të kërkojë të fitojë pikë të vyera në renditjen e FIFA-s.

Përballë këtë radhë është Letonia, në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, një 90-minutësh të cilin lojtarët kërkojnë ta mbyllin me sukses.

Mbrojtësi i Dinamos së Zagrebit, Amir Rrahmani kërkoi nga skuadra të shfrytëzojnë pikat e dobëta të balltikëve.

Mobi Casa

“Besoj që kemi dhënë maksimumin në çdo stërvitje dhe jemi përgatitur që të shfaqemi sa më mirë kundër Letonisë”, tha fillimisht Rrahmani për Super Sport.

“Mendoj se jemi të gatshëm, sepse e dimë si luajnë ata. Duhet t’i shfrytëzojmë sa më mirë pikat e dobëta të tyre”, shtoi ai.

“Të them të drejtën na ka munguar të luajmë në vendin tonë, edhe pse natyrshëm që edhe Shqipëria është vendi ynë. Por këtu janë njerëzit që e duan më shumë përfaqësuesen e Kosovës. Besoj se do t’i shpërblejmë nesër me fitore”, theksoi mes tjerash Amir Rrahmani. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.