Fundamenti

Rrahmani: Merituam të fitojmë, por kështu është futbolli

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mbrojtësi Amir Rrahmani ka folur pas barazimit 1-1 të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Bullgarisë.

Djelmoshat e Bernard Challandes nuk arritën më shumë se një pikë në përballjen ndaj Bullgarisë të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020 në kuadër të Grupit A.

Ky barazim e ka dëshpëruar mbrojtësin Amir Rrahmani, i cili beson se ekipi jonë meritoi fitoren në këtë ndeshje.

“Duhet të përmirësojmë topat e dytë, pasi nga këta topa po vijnë rastet e rrezikshme pas shpinës tonë”, ka thënë fillimisht Rrahmani pas ndeshjes.

Eco Higjiena

“Jemi të dëshpëruar me mënyrën si shkoj loja, pasi e patëm e patëm nën kontroll gjatë gjithë kohës dhe mund të fitonim ndeshjen”.

“Bullgaria e pati vetëm një rast dhe nga ai rast arritën të shënojnë”.

“E kemi merituar te fitojmë, por kështu është futbollit dhe duhet të pajtohemi me këtë edhe pse dominuam gjithë ndeshjen”, përfundoi mbrojtësi shtatlartë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.