UBT

Rrahmani me Napolin e tij turpëron Liverpoolin

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Amir Rrahmani me Napolin e tij e kanë turpëruar Liverpoolin në Diego Armando Maradona duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve. Zielinski (5’, 47’), Anguissa (31) dhe Simeone (44’) shënuan për Napolin. Golin e vetëm për Liverpool e shënoi Luis Diaz (48’)

Liverpool është turpëruar në Itali sonte.

Nënkampioni i Europës është poshtëruar me rezultat 4-1 nga Napoli i Amir Rrahmanit të cilët sonte i dhanë leksion skuadrës angleze.

Qysh në fillim të pjesës së parë James Milner prek topin me dorë brenda zonës duke shkaktuar penallti.

E këtë penallti në gol e shndërron kush tjetër pos Piotr Zielinski në minutën e pestë për ta zhbllokuar sfidën.

Kujtojmë së para këtij goli Osimhen goditi shtyllën që në minutën e parë të ndeshjes.

Napoli fitoi edhe penalltinë e dytë. Osimhen u faulua nga Van Dijk dhe mori përgjegjësinë për ta goditur penalltinë. Megjithatë, nigeriani nuk ia doli që të shënoi gol pasi që Alisson e priti goditjen e tij.

Nuk do të mungonte shumë dhe Napoli do të arrinte që të shënonte gol në minutën e 31-të. Piotr Zielinski gjeti Andre Zambo Anguissa i cili bëri një finalizim për golin e dytë në këtë ndeshje.

Uji Dea

E kur u mendua që ndeshja do të përfundonte me këtë rezultat, kështu nuk mendoi Simeone.

Khvicha Kvaratskhelia kryen punën dhe pason të Giovanni Simeone i cili nuk e pati vështirë të shënonte në golin e zbrazët.

Pjesa e dytë filloi me dy gola që i shënuan të dyja skuadrat. Piotr Zielinski do të vinte të goli i dytë në këtë ndeshje në minutën e 47-të.

Dy minuta më vonë, për Liverpool shënoi edhe Luis Diaz për të menduar për pak momente që Liverpool u kthye në lojë.

Por, nuk ndodhi kjo.

Pos, një mundësie të Luis Diaz me një goditje me kokë që e priti Meret nuk pati më mundësi shënimi në këtë ndeshje për Liverpool.

Amir Rrahmani luajti në këtë ndeshje për 90 minuta dhe ishte krucial me disa ndërhyrje që bëri për skuadrën e tij.

Naoli me këtë fitore është në vendin e dytë pas Ajaxit të cilët mposhtën sonte skuadrën e Rangers me rezultat 4-0. Kurse Liverpool është në pozitën e tretë. /GazetaExpress/