UBT

Rrahmani: Kam luajtur me dhimbje – Kosova duhej ta fitonte ndeshjen

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kapiteni i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi, Amir Rrahmani, ka thënë se Përfaqësuesja e jonë duhet ta fitonte sfidën falë paraqitjes së mirë që bëri.

“Ashtu si shkoi loja, mendoj se duhej ta fitonim, sepse edhe me rezultatin 1-0 kishim rastet tona dhe është dashur t’i shfrytëzonim më mirë. Po ta shënonim golin e dytë do të ishim në situatë të mirë”, ka thënë ai.

Lidhur me mungesën e konkretizimit të golave, ai është shprehur: “Pasimi i fundit po mungon edhe besoj se duhet të provojmë të gjuajmë nga jashtë zonës”.

Mobi Casa

Sa i përket gjendjes së tij shëndetësore, Rrahmani ka thënë se ka luajtur me dhimbje, ndërsa është shprehur i gatshëm për sfidën ndaj Bullgarisë.

“Kam probleme me gjurin e këmbës së majtë, por vendosa të luaj dhe t’i ndihmoj ekipit, do të jem i gatshëm edhe për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë kapiteni. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.