GRANDEMALL

Rrahmani e merr një lajm të mirë në festat e fundvitit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Amir Rrahmani i ka dhënë fund lëndimit që e la jashtë fushës së blertë për më shumë se tre muaj.

Futbollisti kosovar është duke ushtruar fort për t’u kthyer aty ku e kishte lënë, si një lider i vërtetë i Napolit.

Trajneri Luciano Spalletti në fakt do të mundë të llogarisë në përfaqësuesin kosovar për super-sfidën e 4 janarit kundër Interit, shkruan “Sportitalia”, përcjell Gazet Express”.

FIDANISHTJA

Ndeshja që do të luhet në San Siro do ta hapë pjesën e dytë të sezonit dhe do të jetë mjaft e rëndësishme për napolitanët, të cilët synojnë të shpallen kampionë në këtë sezon.

Rrahmani kishte pësuar tërheqje muskulore në ndeshje me Cremonesen dhe nga ajo kohë s’kishte mundur ta ndihmonte ekipin napolitan, i cili megjithatë e pati një ecuri pozitive, si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, me rikthimin e kapitenit të Kosovës, mbrojtja e Napolit do të jetë më e sigurt. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.