GRANDEMALL

Rrahmani drejt transferimit më të madh në karrierën e tij

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Amir Rrahmani shumë shpejtë mund të ndërrojë skuadër në kampionatin italian.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, e ka filluar mbarë sezonin në Serie A te skuadra e Hellas Verona, pas transferimit nga Dinamo Zagrep.

25 vjeçari ka qenë i plotë në të gjitha ndeshjet te Hellas Verona këtë sezon, duke pasur besimin e trajnerit Juric.

Rrahmani së bashku me Kumbullan, kanë krijuar një dyshe të fortë në Serie A, me mbrojtjen e Hellas Veronas që është në mesin e më të mirave në kampionatin italian.

Eco Higjiena

Këto paraqitje të mira të Rrahmanit, nuk kanë mundur të kalojnë pa u vërejtur tashmë. Sipas ‘lalaziosiamonoi’, ka një interesim nga Lazio, që për drejtor sportiv ka Igli Taren.

Ky medium i bën një përshkrim bindës Rrahmanit, për ndikimin që do të kishte te skuadra nga kryeqyteti italian.

“Rrahmani po tregon besueshmëri, forcë fizike, aftësi për të udhëhequr departamentin e mbrojtjes. Ai është një drejtues, Juric e vlerëson shumë personalitetin e tij, qëndrimin që ai vë në çdo lojë. Ai është 25 vjeç, është ende i ri por tashmë ka një përvojë të shkëlqyeshme”.

Vlera e Rrahmanit sipas mediumit lacial është rreth 5-6 milionë euro./Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.