Rrahman Agushi: Me keqardhje e kemi përjetuar largimin e nxënësve nga shkolla
Gjilan – Tash për tash, nga shkolla jonë kanë migruar në vendet evropiane 34 nxënës: 23 nxënës janë nga shkolla qendër “A. Ramadani” në Zhegër, ndërsa 11 të tjerë janë nga paralelja e ndarë e fshatit Lladovë thotë Rrahman Agushi drejtor shkolle.
Shkolla fillore e mesme e ulët “Agim Ramadani” në Zhegër, është njëra nga vatrat e hershme të arsimit fillor të kësaj ane të Malësisë së Karadakut. Këtu ka filluar puna nga vitet 1945, tash e 70 vjet më parë. Por, ka edhe disa të dhëna se procesi mësimor ka filluar edhe më herët.
Nga kjo vatër e diturisë kanë dalë me qindra e mijëra shkollarë, të cilët janë krenarë për shkollimin e tyre. Kanë dalë mjekë, pedagogë, mësues, arsimtarë, poetë, gazetarë, doktorë shkencash, por edhe shkrimtarë e profesione të tjera, të cilat, sot janë krenaria e Kosovës.
Siç na informoi Rrahman Agushi, drejtor, shkolla në fjalë ka 857 nxënës të rregullt. Ai tha se, po punohet me të gjitha kapacitetet e mundshme për të ardhur gjer te sukseset e dëshiruara. “Është shkollë që ka traditë të punës e të jetës shkollore. Objekti i shkollës është për lakmi, ku nuk mungojnë lokalet përcjellëse për mbarëvajtjen e mësimit të kërkuar bashkëkohor. Jo vetëm kaq, shtoi z. Agushi, – edhe këtë shkollë e ka “prekur” migrimi i shkollarëve të rinj për në botën e jashtme.
Ky fenomen po i përjetohet rëndë nga ana e arsimtarëve të kësaj shkolle fshati. Edhe unë si udhëheqës i kësaj shkolle, këtë fenomen e kam pritur me keqardhje. Rëndë e kam përjetuar largimin e nxënësve nga shkolla. Kjo është brengë dhe dhembje për të gjithë ne.
Tash për tash, nga shkolla jonë kanë migruar në vendet evropiane 34 nxënës: 23 nxënës janë nga shkolla qendër “A. Ramadani” në Zhegër, ndërsa 11 të tjerë janë nga paralelja e ndarë e fshatit Lladovë.
Kështu, nxënësit nga fshati Zhegër që kanë marrë rrugën e mërgimit me familjet e tyre, janë: Leona Isufi kl I-1, Vera Fetahi I-1, Eldin Veseli I-1, Çlirim Aliu I-3, Sabri Zenuni II-1, Anila Isufi II-3, Erol Elmazi IV-3, Leon Isufi IV-3, Florian Zenuni IV-2, Rexhije Zenuni III-2, Diana Ajvazi IV1, Elmira Zenuni V-2, Adem Murseli V-3, Altin Aliu VII-1, Anila Aliu VIII-2, Diellza Aliu VIII-2, Elvira Zenuni Vlll-2, Gentiana Zenuni Vlll-2, Leonor Tahiri Vll-3, Qendresa Tahiri lX-2, Nerxhivane Zenuni lX-2, Luan Zenuni Vl-3 dhe Nazmije Ajvazi Vll-2. Po kështu, nxënësit e larguar nga Lladova, janë: Eris Emini VI-4, Ronis Emini I-4, Bardha Mahmuti III-4, Erlira Emini III4, Fontana Mahmuti IV-4, Endrit Sherifi IX-5, Perparim Latifi VII-5, Daut Mahmuti VII-5, Mirlinda Latifi VI-5, Enes Mahmuti IV-5, dhe Ragip Latifi III-5.
Këta shkollarë janë të paraleles së ndarë në Lladovë, të cilët e kanë marrë rrugën me familjet e tyre për në botën e jashtme, shtoi Rrahman Agushi, drejtor i shkollës fillore “Agim Ramadani” në Zhegër.
Siç dihet, shkolla fillore “A. Ramadani”, tash për tash numëron 78 mësimdhënës me 12 punëtorë teknikë.
Në gjiun e saj ka gjithsejtë 53 paralele me shkollarë, që janë me paralelet e ndara në Haxhaj, Selishtë, Nasalë dhe Lladovë. /tefik selimi/rajonipress/


