Rrahje në Viti, konfiskohet një pushkë gjuetie
Viti – Në rrugën “Habib Sejdiu”, në Viti viktima mashkull shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


