Rrahje në mes grupeve në Artanë, në Gjilan arrestohet një person për tentim vrasje
Gjilan – Në Novo Bërd raportohet se dy grupe të rinjsh pas një ndeshje futbolli janë rrahur në mes veti me ç’rast dy viktima meshkuj kanë pësuar lëndime të rënda trupore, njëri lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar disa mjete të forta – shkopinj të drurit dhe metalit që dyshohet se janë përdorë në rast. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar i mitur në prezencën e prindit pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi se është i dyshuari i rastit. Me urdhër te prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës.
Kurse në Gjilan për tentim vrasje në rrugën e Deponisë në Gjilan lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara, sot më datën 24.10.2015 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./rajonipress/


