United Hospital

Rrahje mes dy grupeve në Kamenicë, përdoret edhe thika, katër të arrestuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Në Kamenicë, Policia e Kosovës është informuar për një incident “Rrahje”. Njësitet patrulluese me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dal në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se i dyshuari H.Sh. Shqiptar shtetas i Kosovës deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi së bashku me katër persona të tjerë në lagjen “Çamëria” rruga”Musli Imeri” janë takuar me viktimën A.D. po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës me të cilin kishin pasur probleme të mëhershme.

Fillimisht kanë filluar rrahjen me shkelma dhe grushta, por gjatë rrahjes personi i dyshuar H.Sh. dyshohet se me thikë e godet disa here viktimën A. D. duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është sjell në QKMF në Kamenicë, ku ka marr trajtimin e parë prej Kamenicës është dërguar ne Emergjencë në Gjilan pastaj për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë.

ARKATANA

Hetimet regjionale janë njoftuar dhe bashkë me prokurorin e shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshimti H. Sh. Është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në incident.

Katër të dyshuar janë arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Prokuroi i shtetit ka urdhëruar që ndaj katër të dyshimtëve të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, nën akuzën për “Tentim vrasje” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”. Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.