ARKATANA

Rrahje masive në mes të refugjatëve shqiptarë dhe të tjerë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Pas një rrahjeje masive në qendrën e azilit në Suhl të landit Thüringen, policia ka ndërmarrë masa ndaj shtatë personave të konsideruar fajtorë për zënkën. Në këtë rrahje kanë marrë pjesë rreth 80 persona, azilkërkues shqiptarë eritreanë dhe somalianë.

Janë lënduar tetë persona në mesin e të cilëve edhe dy roja të kampit. Deri tash nuk dihet arsyeja e zenkës ka njoftuar zëdhënësi i policisë.

Ndërhyrja e policisë ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes. Me qëllim qetësimin e situatës, 23 banorë të kampit janë bartur në një kamp tjetër.

Fundamenti

Qendra e pranimit të azilkërkuesve në Suhl ka probleme me numrin e madh të të strehuarve. Aktualisht aty janë strehuar 1600 veta ose 400 më shumë se sa lejojnë kriteret.

Në Thüringen pritet që deri në fund të vitit të ketë një rritje të madhe të numrit të azilkërkuesve. Prognozat tregojnë se deri në fund të vitit për strehim të gjejnë strehim 12.400 dhe ky është numër dyfish më i madh se vitin e kaluar./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.