UBT

Rrahja mes të rinjve lë të vdekur një 23 vjeçar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një 23 vjecar në Berat ka humbur jetën pas një sherri mes të rinjve, ndërkohë që nisi procedimi penal për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi, ndaj një mjeku dhe një infermiereje të repartit të Urgjences në spitalin e Beratit.

I riu 23-vjeçar Mariglen Sadiku humbi jetën në Spitalin e Tiranës, ku ishte transportuar një ditë më parë me ambulancë nga mjekët e spitalit të Beratit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 3-ditë më parë, ku 3 të rinj, pas një sherri për motive të dobëta, janë rrahur dhe goditur me dru me njëri-tjetrin. Si pasojë e goditjeve, njëri prej tyre, Mariglen Sadiku, ka përfunduar në Urgjencën e Spitalit të Beratit, në gjendje të rëndë dhe me goditje e hematoma në kokë. Mjeku i Urgjencës, jo vetëm që nuk ka njoftuar policinë dhe familjarët por edhe nuk është njohur me “kartelën klinike” të 23-vjeçarit për t’u informuar se ai ishte i sëmurë Hemofilik dhe se goditjet e marra në kokë mund ti shkaktonin vdekjen, si pasojë e mosmpiksjes së gjakut. Mjeku Hysi ka urdhëruar infermjeren Drita Hima t’i bënte një gjilpërë qetësuese dhe më pas e ka përcjellë me ambulancë drejt Spitalit të Tiranës. Ngjarja është mësuar një ditë më vonë, pas denoncimit në polici të familjarëve të 23-vjeçarit.

FIDANISHTJA

Menjëherë pas kësaj, policia ka prangosur 2 të rinjtë që kanë rrahur e goditur me dru viktimë. Ata janë Artan Myftarin, që akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe Bardhyl Kapinovën për “Moskallzim krimi”, ndërkohë që është përgatitur e përcjellë në Prokurorinë e Rrethit dosja për mjekun Ardian Hysi dhe infermjeren Drita Hima, të cilët akuzohen se kanë kryer mjekim të pakujdesshëm dhe kanë shpërdoruar detyrën e tyre dhe se nuk kanë njoftuar policinë për krimin e kryer nga të rinjtë atë natë.

Ndërkohë Prokuroria ka filluar Proçedimin Penal nga dy bluzave të bardha./Ballkanweb/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.