UBT

Rrahet një shqiptar në Veri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbrëmë rreth orës 19:40 në pjesën veriore të Mitrovicës është rrahur 25 vjeçari Visar Ahmeti nga qytetin i Shtimes nga disa të rinj serbë.

Ky qytetarë kishte shkuar atje për të blerë disa barna, mirëpo është vërejtur nga disa persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Atij më pastaj i është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin e Mitrovicës.

Komuna e Mitrovicës për këtë rast ka reaguar duke e dënuar rrahjen e këtij qytetari nga serbët e pjesës veriore të Mitrovicës.

RCCOLA

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Behxhet Bala, e ka dënuar ashpër rrahjen që ka ndodhur në atje. “Kërkojmë nga organet e rendit, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që kryesit e këtij akti dhe akteve të tilla të mëhershme të sillen para drejtësisë”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti e ka konfirmuar ngjarjen. “Po është e vërtetë se mbrëmë është sulmuar një qytetarë në veri të Mitrovicës. Policia i ka emrat e tre personave të dyshuar, mirëpo ende nuk ka arritur ta siguroj prezencën e tyre”, ka thënë Hoti për Veriuinfo.