Fundamenti

Rrahën tek kampusi i shkollave të mesme, arrestohen katër të dyshuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Më 6 nëntor 2017, rreth orës: 08:30, Policia e Kosovës njësitet reaguese të stacionit Policor në Gjilan përmes rrugëve operative janë njoftuar në lidhje me një rast rrahje tek kampusi i shkollave të mesme hyrja e Gjimnazit “Zenel Hajdini”, këtu në Gjilan. Me te arritur në vendin e ngjarjes njësitet policore e kanë vënë situatën nën kontroll duke arrestuar katër të dyshuarit që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës. Bazuar në të dhënat e para preliminare mësohet se deri te rrahja në mes të dyshuarve të ketë ardhur si rrjedhojë e një mosmarrëveshje në mes dy punëtorëve te sigurimit në hyrje të shkollës dhe dy nxënësve të shkollës në fjale.

Mosmarrëveshja kishte filluar në momentin kur njëri nga nxënësit A.M. kishte tentuar të hyje në shkollë pa uniformë shkollore, ku sigurimi përgjegjës për këtë shkollë nuk e kishte lejuar të hyjë, për çka edhe kishte filluar përleshja fizike në mes tyre, ku për pasoj të gjithë te involvuarit në ketë rrahje dy nxënës dhe dy punëtor sigurimi kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore.

Fundamenti

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, i cila ka urdhëruar që ndaj tre të dyshuarve pjesëmarrës në incident të vendoset masa e ndalimit Policor për 48 orë, ndërsa personi tjetër i involvuar në këtë rast I.B. , është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti për procedim të mëtejmë ligjor i dedikohet Prokurorisë Themelore në Gjilan njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.