FITORJA

Rrahen dy grupe në Kllokot, të dyshuarit në kërkim të policisë, ankuesit ende nën ndikimin e alkoolit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Stacioni Policor Kllokot me 07.01.2023 rreth orës 03:20, ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën Kllokot-Viti. Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Policia ka kontaktuar me ankuesit, por nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm pasi ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit njëri 1.63 promila dhe tjetri 0.91 promila, nuk janë intervistuar fillimisht.

Bazuar në informacionet e para kemi të bëjmë me një rrahje në mes dy grupeve të personave dhe si pasojë një person ka marr lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Uji Dea

Njësitë Policore të Hetimeve Rajonale Gjilan se bashku edhe me Hetuesit e Stacionit Policor Kllokot kanë vazhduar procedurat hetimore duke bërë shikimin e vendit të ngjarjes, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë që janë në atë zonë ku dyshohet të ketë ndodhur rasti.

Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit e shtetit po punojnë intensivisht në grumbullimin e dëshmive lidhur me rastin dhe zbardhjen e tij, në mënyrë që të dyshuarit të vihen para organeve të drejtësisë njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.