FITORJA

Rozmarina lufton sëmundjet mendore dhe përmirëson kujtesën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një grup ekspertësh kanë zbuluar se nuhatja e rozmarinës mund të rrisë kujtesën me 75%.

Gjethet e kësaj bime janë përdorur në mjekësinë tradicionale për shekuj me radhë.

Provat për përdorimin e saj në forcimin e kujtesës datojnë që në kohën e Greqisë së Lashtë.

Në 2003, një grup ekspertësh nga Universiteti i Northumbria tregoi se nuhatja e rozmarinës lidhet me rritje të performancës së përgjithshme të kujtesës dhe faktorë të tjerë dytësorë të saj.

Tani, më shumë se një dekadë më vonë, ata janë në gjendje ta shpjegojnë se pse ndodh kjo.

Ky studim vëzhgoi njerëz teksa ata kryenin ushtrime matematikore si dhe teste të tjera të ngjashme.

Gjithashtu para studimit u vlerësua dhe gjendja e tyre shpirtërore.

Fundamenti

Në studim u përfshinë më shumë se 60 vullnetarë, të cilët u ndanë në dy grupe dhe u vendosën në dy dhoma të ndryshme, ku njëra kishte aromë rozmarine dhe tjetra jo.

Rezultatet ishin të habitshme. Pjesëmarrësit në dhomën me aromën e rozmarinës performuan 60-75% më mirë se sa pjesa tjetër.

Kjo ishte një provë shumë e rëndësishme për rëndësinë e rozmarinës në kujtesë, shkruan EO.

Si ta përdorni rozmarinën?

Sipas ekspertëve, për të zhvilluar kujtesën tuaj mund ta mbushni ambientin ku ju rrini, studioni ose punoni me aromën e rozmarinës, ose thjesht mund të mbani një vazo plot me rozmarinë pranë jush.

Në qoftë se kjo është e pamundur, përzieni një lugë vaj arre kokosi me pak lëng të përqendruar rozmarine dhe kur të keni nevojë për një kujtesë më të mprehtë, fërkoni pak nga kjo përbërje në kyçet e duarve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.