Rozana : Shqiptarët nuk dinë të gëzojnë
Rozana Radi ka postuar një mesazh në Instagram duke shpërthyer ndaj kritikëve të performansës së Elhaida Danit në Eurovizion.
Elhaida mbrëmë bëri një performancë të shkëlqyeshme në skenën e Eurosongut duke arritur të kualifikohet në finalen e të shtunës.
Ky sukses ka gëzuar shqiptarët anembanë botës, të cilët tash shpresojnë për një sukses tjetër në finale.. Por kjo nuk e ka gëzuar Rozana Radin, e cila thotë se “ne shqiptarët nuk u mësuam të gëzojmë një herë”.
Autorja dhe këngëtarja nga Shqipëria ka mbetur e zhgënjyer me dikë, të cilit nuk ja përmenden emrin, dhe kështu ka vendosur ta përgjithësojë duke i futur “të gjithë shqiptarët”./Indeksonline/


