RCCOLA

Rozana Radi paralajmëron hit të ri

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, paralajmëron një hit të radhës. Ajo kësaj radhe do të sjellë një duet, dhe preferon që emrin e bashkëinterpretuesit ta lë befasi për adhuruesit e saj.

“Së shpejti adhuruesit e mi do ta kenë në duar projektin më të ri, të cilin do ta sjellë bashkë me një person tjetër, emrin e të cilit nuk dua ta zbuloj tani. Tani jemi në përzgjedhje të një vendi të duhur për të realizuar videoklipin e këtij dueti dhe sapo të jetë gati çdo gjë, atëherë mund të flas hapur për bashkëpunëtorët e mi në këtë duet”, ka thënë ajo për “Zëri”.

UBT

Padyshim se ky nuk do të jetë bashkëpunimi i fundit i Rozana Radit sepse ajo ka në plan realizimin edhe të disa dueteve tjera të cilat do t’i sjellë më vonë.