Fundamenti

Rozana Radi: Morën lupën dhe më akuzuan pa të drejtë…

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Disa komentues në Instagram e kanë akuzuar këngëtaren dhe tekstshkruesen Rozana Radi se ka përdorur “photoshop” në një nga fotografitë e postuara.

Bëhet fjalë për një foto të këngëtares në plazh, për të cilën disa komentues kanë shkruar se është bërë ndërhyrje në vijën e horizontit në sfondin pas Rozanës, duke e përthyer qëllimisht.

Uji Dea

Megjithatë, kishte edhe komentues të tjerë, të cilët pohuan se bëhej fjalë vetëm për filtrat e Instagram-it dhe dikush që di të përdorë “photoshop”-in mund ta bëjë dallimin lehtësisht. Pak orë më vonë ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka reaguar duke postuar foton origjinale. Ajo është shprehur se nuk i pëlqen ta akuzojnë dhe fotoja e mëparshme ka qenë e postuar me filtra, sepse dëshironte që qielli në sfondin pas saj të binte në sy duke qenë se ishte një pamje e mrekullueshme.

“Kur më akuzojnë ndonjëherë nuk e kam zakon të sqaroj se s’ia vlen. Pak më parë hodha një foto me filtra, sepse doja të dallonte më shumë qielli sesa unë. Ishte një qiell i mrekullueshëm! Por askush nuk u mor me bukurinë e natyrës. Morën një lupë dhe më akuzuan që kam ndërhyrë te fotoja dhe qenka shtrembëruar bregu i detit! Mirë pra, ja tek e keni edhe pa filtra. Nuk është faji im që detin e dinë disa individë vizore! Nuk është faji im që me i cep të detit i është tek dallgës me ardh para e me i cep me ardh i çikë me vonesë! Kështu që i përshëndes të gjitha gocat dhe çunat që na bëjnë gjyqin, mos na lodhni shumë… se m’keni lodh!”- ka shkruar Rozi në Instagram. /Blitz.al/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.