Eko Higjiena

Rozana Radi i kundërpërgjigjet komentueses që e fyeu në YouTube

/ 1 minutë lexim
HW

Rozana Radi përveçse me muzikë është marrë me disa profesione të tjera, ndër to edhe aktrim.

Tash e sa kohë ajo është mjaft aktive në sjelljen e videove të reja me humor, të cilat ajo i quan “Femzanat”.

Mirëpo në një nga këto videot e publikuara në YouTube, një koment jo shumë i mirë ka arritur nga një fanse në drejtim të këngëtares.

Njëra ndër to i ka quajtur debile atë dhe mikeshën e saj, e cila ishte protagoniste në video.

HW

Me të parë këtë koment, Radi ka vendosur t’i kundërpërgjigjet asaj me një postim të bërë në InstaStory.

“Po dhe nëse s’e ka kuptuar se ndoshta e ka të vështire ta kuptojë…si ka mundësi zonja…juve si ju mban toka, vertikalisht apo horizontalisht?”.

Mesa duket, këngëtarja nga Shqipëria nuk e ka pëlqyer aspak komentin paragjykues të fanses të bërë ndaj saj.

Rozana përndryshe muaj më parë solli këngën “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, me të cilën konkurroi në festivalin “Kënga Magjike”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.