KKVITI

Rozana Radi fiton në “Kënga Magjike 2016”: “Ma thuaj ti” triumfon në finalen e madhe

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Këngëtarja Rozana Radi është shpallur fituesja e edicionit të 18-të të festivalit “Kënga Magjike”, me këngën e saj “Ma thuaj ti”.

Me emocione dhe performanca të shkëlqyera, është kurorëzuar nata finale e festivalit, e mbajtur sonte (e shtunë) në Pallatin e Kongreseve.

Mes 20 këngëve finaliste, fituese e vendit të parë u shpall kënga “Ma thuaj ti”, realizuar me muzikë nga Elgit Doda dhe interpretuar nga Rozana Radi, e cila arriti të sigurojë më së shumti vota nga votimet e artistëve.

Uji Dea

Në vendin e dytë u rendit Anxhela Peristeri, gjersa vendi i tretë shkoi për artisten Arilena Ara.

Kënga “Ma thuaj ti” është një baladat më të fuqishme, e cila trajton temën e femrës, dhe është pëlqyer shumë nga publiku, që në interpretimin e parë të fazës së konkurrimit në “E diela Shqiptare”.

Njëkohësisht kënga fituese ka qenë ndër më të votuarat në Internet, çka dëshmon që shija e publikut është pajtuar me atë të votimit të artistëve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.