RCCOLA

Rozana: Nuk ndikohem nga rolet

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Artistja Rozana Radi aktualisht është mjaftë e angazhuar në fushën e aktrimit. Para pak ditësh është bërë mbyllja e sezonit të parë të komedisë së Goldonit Mirandolina (e zonja e bujtinës) me shumë sukses për t’u kthyer sërish në hapjen e sezonit teatrit në shtator. Rozana vesh rrobat e rolit kryesor atë të “Mirandolines”. Një vajzë e re së cilës ka 6 muaj që i ka vdekur i ati dhe mbanë e vetme bujtinën e trashëguar nga vet ai në Fireze.

“Mirandolina” mishëron konceptin e gruas moderne dhe të personazhit femëror të teatrit për kohën, rreth të cilit zhvillohet e gjithë komedia. Ajo është një grua e fortë, e zonja, e zgjuar, e cila shfrytëzon edhe hiret e saj për të drejtuar sa më mirë biznesin e saj. Rozi edhe pse është e angazhuar në aktrim, ajo thotë se paralelisht do të punoj edhe në këngë.

Pritet që së shpejti të plasojnë videoklipin e këngës “Nuk mund të jemi” duet me Ramadan Krasniqin dhe pas këtij projekti, ajo na bënë të ditur se do të plasoj edhe një këngë tjetër gjatë kësaj sezone vere. Rozi për punën dhe planet për të ardhmen flet për “Zëri”.

Rozi kohëve të fundit jeni më shumë e angazhuar në aktrim se sa në këngë, çfarë po ju tërheqë më shumë në këtë drejtim?

Po unë nuk jam shkëputur asnjëherë nga teatri. Përkundrazi kam lënë koncerte dhe çmime të majme për t’u marrë me magjinë e skenës së teatrit. Thjeshtë është gjëja më e bukur që më mbush shpirtin.

Na trego pak më shumë rreth shfaqjes së fundit?

“Mirandolina” është një vepër që është vënë në të gjitha gjuhët e botës, është një rol që të vjen vetëm një herë në jetë, një rol shumë i vështirë. “Mirandolina” është një vajzë e cila mbanë e vetme një bujtinë pasi i ati la 6 muaj që i ka vdekur. Ajo është e zonja për çdo gjë, është e shkathët, e bukur dhe të gjithë dashurohen pas saj. I vetmi personazh i cili pretendon se s’do të bie kurrë në dashuri në një grua është kalorësi.

Ai i urren gratë, për të martesa nuk do të ndodhte kurrë, po ja që Mirandolina ia arrin me hiret dhe zgjuarsinë e saj ta fus në kurth, ta bëj të dashurohet dhe t’i japi një mësim shumë të mirë këtyre meshkujve që sillen keq me vajzat ose gratë. Goldoni në veprën e tij e ka thënë shumë qartë dhe ka vënë në gojë të Mirandolinës disa monologë kushtuar këtyre lloj burrash.

Ajo që do të ndaja nga këta monologë është një frazë që Mirandolina e thotë në momentin që merr vendimin ta bëj të dashurohet kalorësin e Ripafrates me të. “Kalorësi sillet keq me mua dhe me gratë! Dhe me kë? Me ne që jemi gjëja më e bukur që ka krijuar nëna natyrë”.

Sa ka ndikuar ky rol në personalitetin tënd apo në jetën private?

Mobi Casa

Rolet e mia nuk ndikojnë aspak në personalitetin tim. Ato bëhen pjesë e imja për aq kohë sa unë jam në skenë si ai personazh. Nuk shohë asnjë ndikim në jetën private.

Tash pas kësaj shfaqje pritet ndonjë angazhim tjetër nga ju?

Shfaqja u dha katër ditë në teatrin e komedisë për t’u rikthyer prapë në shtator në fillim sezoni. Por paralelisht në shtator do të filloj punën për një dramë mjaftë të bukur, që besoj se do ta sjellim dhe në Kosovë në disa qytete.

Jeni e dhënë më shumë pas aktrimit apo këngës?

Nuk është se më pëlqen njëra apo tjetra, sepse unë i dua të dy profesionet, mirëpo nëse do ta keni ndjekur karrierën time do kuptosh që aktrimi është primar për çdo gjë.

Po me këngë, do të realizoni ndonjë projekt të ri?

Me këngën besoj se dihet të përfundojmë klipin me Ramadan Krasniqin Danin të këngës “Nuk mund të jemi” dhe pas kësaj do të pasoj edhe një këngë tjetër të cilën jam duke e përgatitur tani.

Pas tërë këtyre angazhimeve, keni menduar t’i bëni vetes pak pushim?

Patjetër që po, besoj se në fillim të muajit shtator do nisem në pushime. Jam duke parë vendet për pushimet më të mira këtë verë.

Ndonjë mesazh për fund?
Ju dua Kosovë.(zeri)