United Hospital

Rozana flet pas aksidentit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rozana Radi është rrëzuar dhe ka pësuar një lëndim, ndërsa kjo ka ndodhur vetëm tri ditë para nisjes së “Your Face Sounds Familiar”, në të cilin është pritur të ishte konkurrente.

Këngëtarja dhe aktorja ka reaguar pas publikimit të fotografive nga aksidenti, ndërsa ka treguar se plaga është qepur edhe është në gjendje rikuperimi.

“Qenka e shkruar për mua që të dëmtohem gjithmonë në këmbë. Miqve të mi që më kanë telefonuar ua bëj me dije se jam ‘mirë’. Plaga është qepur dhe jam në regjim. Shpresojmë të shërohet sa më shpejt. Faleminderit për interesimin”, ka shkruar mes tjerash Rozana në një postim, ku i ka bashkëngjitur edhe fotografitë nga lëndimi.

United Hospital

“Ndjesë për pamjet, por aq shumë sa jam vrarë, në këto spektakle nëse s’do kishte fotografi do të mendonin njerëzit se tallem”, janë fjalët që ia ka bashkëngjitur postimit në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Rozana kishte pësuar një aksident edhe në edicionin e parë të “Dance with Me”, ku në njërën nga netët e zëvendësoi këngëtarja dhe mikja e saj, Soni Malaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.